Në Bashkitë Has dhe Tropojë vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit, ndërsa në terren janë angazhuar jo vetëm ekipet zjarrfikëse, por edhe ato të shërbimit pyjor, forca vullnetare dhe ato policore.
Në Bashkinë Has janë dy vatra zjarri aktive, ndërsa në Tropojë problem mbetet vatra në zonën e kullotave në afërsi të fshatit Zogaj.
Informacioni i detajuar
Situate e zjarreve në bashkinë Has
Bashkia Has është përfshirë nga dy vatra zjarri. Vatra e zjarrit e ardhur nga Mahalla e Epërme Nj.Adm. Zogaj dhe ka depërtuar në vendin e quajtur Maja e Krajlicës, fshati Peraj, Njësia Administrative Golaj, Për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre zjarri janë angazhuar , 31 forca të bashkisë , 4 forca të MZSH-së bashkia Has dhe 20 forca të Batalionit Komando, por në orën 13.22 u ndërpre operacioni për shuarjen e zjarrit pasi ka patur shpërthim mine në zonen e zjarrit, për të mos rrezikuar jetën e njerzve. Në këtë vatër kanë vepruar vetëm forca të Batalionit Komando.
Në vatrën e zjarrit të shfaqur në zonën Kishaj, në vendin e quajtur Firza e Qemes njësia administrative Gjinaj kanë vashduar punën për dhuarjen e kësaj vatre 6 forca të MZSH-së, 13 punonjës të shërbimit pyjor , 4 vullnetarë dhe forcat policore. Aktualisht të dyja vatrat janë aktive.
Situata e zjarreve në bashkinë Tropojë
Bashkia Tropojë vazhdon të jetë e përfshirë nga vatrat e zjarrit në zonën kullotë dhe shkurre afër fshatit Zogaj Nj.Ad Bytyç bashkia Tropojë.
Vatra e zjarrit në zonat Mahallë e Epërme, Hajdarmataj, Xhuxh të rajonit të Zogajt Nj.Ad Bytyç është izoluar dhe marrë nën kontroll.Janë aktive vatra në veri-lindje të lagjes mahallë në drejtim të Zjecit në krah të Hasit përgjatë kufirit me Kosovën, ku dhe janë përqëndruar dhe një pjesë e forcave .
Vatra e zjarrit në kodrat e Storbëdës vashdon të jetë active.
Në operacionet e shuarjes së vatrave të zjarrit në rajonin e Zogajt Nj.Ad Bytyç bashkia Tropojë morën pjesë:
Nga Bashkia Tropojë
*Emergjencat Civile 2 përsona .
*Shërbimi pyjor 17 përsona me 3 automjete private
*Shërbimet e bashkisë 45 përsona me 3 automjete bashkisë dhe 2 private.
*Administrata e Bashkisë Tropojë 7 përsona me 2 mjete
*Njesia Administrative Bytyc 7 përsona me 1 automjet privat
* Njesia Administrative Tropoje 10 përsona me 2 automjete .
*Shërbimi Zjarrëfikës Tropojë 11 përsona me 1 mjet zjarrëfikës .
*Ujësjellës Kanalizime Tropojë 5 përsona me 1 automjet .
*Policia Bashkiake 5-përsona .
Administratorët e Njesive Administrative Tropojë , Llugaj , Bujan dhe Fierze 4 përsona .
Intitucionet lokale Tropojë.
*AZM Tropojë 7 përsona
*Zyra Arsimore Tropojë 8 përsona
*Dega e postës 6 përsona.
*Spitali Tropojë 6 përsona.
*Sigurimet shoqërore 1 përsona.
*OSHEE 7 përsona .
*NJVKSH Tropoje 8 Punonjes me 1 automjet .
*Zyra e punës Tropojë 1.
*Policia e kufirit 10 përsona dhe 2 automjete .
*Policia e Komisariatit Tropojë 8 me një automjet .
Komuniteti 3.
Forcat e Armatosura
•Batalioni Komando 100 efektiv, mjete 12.
Reparti usht. nr.1120 efektiv zjarrfikës 6 dhe 1 mjet zjarrfikëse.
BMR Tiranë 7 efektiv zjarrfikës dhe 1
Gjatë gjithë kohës kanë qenë në terren për drejtimin, monitorim e operacionit Prefekti i Qarkut Kukës, Kryetari i Bashkisë Tropojë, Kryetari i Bashkisë Has, N/Prefekti i Hasit dhe i Tropojës, N/Kryetari i bashkisë Tropojë, Përgjegjesit e Emergjencave Civile të bashkisë Has dhe Tropojë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co