Njukasëlli do të bëjë një ofertë për Malik Çaun. Rreth 35 milionë euro është kërkesa e Milanit sipas “Times”.
22- vjeçari është bërë zgjedhja e parë e anglezëve për të forcuar qendrën e mbrojtjes, një zonë për të cilën Edi Hau është i shqetësuar, me dëmtimet afatgjata të Sven Botman dhe Zhamal Lashelit.
Vlerësimi fillestar i Njukasëllit për qendërmbrojtësin gjerman besohet të jetë rreth 10 milionë euro më i ulët, por tashmë është kontaktuar klubi italian për lojtarin, i cili nga ana e tij është i hapur për një lëvizje drejt kampionatit anglez e në skuadrën ku militon edhe milanisti Sandro Tonali. Largimi i Çaut do të mundësonte gjithashtu hapësirën për një afrim të ri në prapavijë.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co