Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në hyrjen e një banese në Shkodër. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të se dielës në lagjen “Mark Lula” në banesën e shtetasit me iniciale R.G.
Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, pranë derës së banesës të shtetasit R. G., është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë”, thote policia.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co