Bota

Çfarë do të thotë ish-Presidenti i SHBA? Donald Trump u drejtohet të krishterëve: Pas 4 vitesh nuk do të keni nevojë të votoni

cfare do te thote ish presidenti i shba donald trump u drejtohet te krishtereve pas 4 vitesh nuk do te keni nevoje te votoni





































Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump u tha të krishterëve të premten se nëse votojnë për të këtë nëntor, “pas katër vjetësh, nuk do të kenë nevojë të votojnë më”.

trump

Nuk ishte e qartë se çfarë donte të thoshte ish-presidenti me komentet e tij, në një fushatë zgjedhore ku kundërshtarët e tij demokratë e akuzojnë atë si një kërcënim për demokracinë dhe pas përpjekjes së tij për të përmbysur humbjen e tij në vitin 2020 ndaj Presidentit Joe Biden, një përpjekje që çoi në kryengritje në Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021, shkruan Reuters.

Trump po fliste në një ngjarje të organizuar nga grupi konservator Turning Point Action në Ëest Palm Beach, Florida.

“Të krishterë, dilni dhe votoni, vetëm këtë herë. Nuk do t’ju duhet ta bëni më. Edhe katër vjet, e dini çfarë, do të rregullohet, do të jetë mirë, nuk do të duhet të votoni më, të krishterët e mi të bukur”, tha Trump.

Ai shtoi: “Unë ju dua të krishterë. Unë jam i krishterë. Unë ju dua, dilni, duhet të dilni dhe të votoni. Pas katër vjetësh, nuk keni pse të votoni më, do ta rregullojmë shumë mirë. nuk do të duhet të votoni”, tha Trump.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts