Bota

Bombardimi në Izrael ku humbën jetën fëmijë, sot negociata për armëpushim në Romë. SHBA pranon se pas sulmit fshihet Hezbollahu

bombardimi ne izrael ku humben jeten femije sot negociata per armepushim ne rome shba pranon se pas sulmit fshihet hezbollahu
bombardimi ne izrael ku humben jeten femije sot negociata per armepushim ne rome shba pranon se pas sulmit fshihet hezbollahu

Zyrtarët e inteligjencës amerikane raportohet se pajtohen me vlerësimin e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) se raketa që goditi Majdal Shams, duke vrarë 12 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, u qëllua nga Hezbollahu, pavarësisht se grupi islamik i mbështetur nga Irani këmbëngul se nuk kishte të bënte me sulmi.

Duke folur për AP, një burim i afërt me zyrtarët e inteligjencës amerikane tha se ai nuk kishte dyshim se Hezbollahu ishte përgjegjës për sulmin në lartësitë e Golanit. Ai sqaroi mes të tjerash se ishte e paqartë nëse grupi terrorist kishte synuar të godiste shënjestrën e Golanit apo nëse ai qëlloi gabimisht.

Raketa e lëshuar nga Libani drejt qytetit Druze-Izraelit të Majdal Shams shkoi “përtej kufijve” dhe rrezikon ta zhysë konfliktin me Hezbollahun në një luftë “të hapur dhe totale”, thotë ministri i Jashtëm izraelit Katz. Bilanci i sulmit është të paktën 12 të vdekur, kryesisht fëmijë dhe adoleshentë, dhe mbi 30 të plagosur, të paktën 6 në gjendje shumë të rëndë. Sakaq, ministri izraelit i Energjisë, Eli Cohen thotë se “Libani duhet të digjet”.

Kryeministri Netanyahu – ende në SHBA – kontaktoi menjëherë qeverinë e tij dhe përshpejtoi kthimin në atdhe, duke mbledhur një kabinet sigurie për sot. Burimet e mediave izraelite flasin për një përgjigje, por thonë se nuk duan luftë. Izraeli ndërkohë u ka dorëzuar ndërmjetësuesve propozimin e “përditësuar” për një armëpushim të mundshëm në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Testi i parë i një marrëveshjeje të mundshme, megjithëse tensionet e reja mund të mbyllin boshllëqet, do të bëhet sot në Romë në samitin Mossad-CIA dhe Katar-Egjipt.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts