Lifestyle

Aksidenti për pak i mori jetën, rrëfimi i rrallë i Ronn Moss: Pse hoqa dorë nga “Beautiful”

aksidenti per pak i mori jeten rrefimi i rralle i ronn moss pse hoqa dore nga beautiful
aksidenti per pak i mori jeten rrefimi i rralle i ronn moss pse hoqa dore nga beautiful

Ikona e serialit më të komentuar amerikan, “Beautiful”, aktori Ronn Moss ose Ridge, siç e njeh i gjithë publiku, dha një intervistë ekskluzive për “Se’e Luan Topi”, në takimin e fundit për këtë sezon. Ronn Moss zbuloi arsyen përse braktisi “Beautiful” pas 25-vjetësh. Sipas tij, një aksident rrugor, ku u përfshi ai dhe bashkëshortja, ishte ‘një shenjë’ për të të hiqte dorë nga roli.

“U kthye në një çastë që mora një vendim shumë të madh. Unë dhe gruaja u aksidentuam rëndë, nuk po lëviznim fare, ishte një kamion i ri dhe përplasja e shkatërroi. U rrotulluam, ishin në mes të 8 makinave që u përfshinë në aksident. Lëndova shpatullën, kokën. Humba ndjesitë e krahut të majtë, se nuk e dija nëse do të luaja më kitarë. Aty m’u dëmtua edhe aftësia për të mbajtur mend dialogët masivë në serial. E kuptova që ishte një problem i madh. Vendosa që ishte një shenjë, kisha marrë edhe shenja të tjera. Ndonjëherë, kur i dëgjon, ndjek drejtime më të mira. Vendosa që duhet të largohesha”.

Më pas, Ronn Moss rrëfen se iu dedikua muzikës, ndërsa nuk përjashton mundësinë se mund të japë koncerte edhe në Shqipëri. Ndonëse ka pak në vendin tonë, ai tregon se është i magjepsur me njerëzit, traditat dhe natyrën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts