Bota

Situata e zjarreve në Qarkun e Shkodrës/ Punohet për izolimin e flakëve në Malësinë e Madhe! Në Malin e Gjymit e pamundur të ndërhyhet për shkak të lartësisë

situata e zjarreve ne qarkun e shkodres punohet per izolimin e flakeve ne malesine e madhe ne malin e gjymit e pamundur te nderhyhet per shkak te lartesise





































Sa i përket situatës së zjarreve në Qarkun e Shkodrës, bëhet me dije se në bashkinë e Malësisë së Madhe, aktualisht është aktive vetëm një vatër zjarri në fshatin Vukpalaj.

Zjarre

Në këtë vatër zjarri është punuar gjatë natës, ndërsa flakë nuk paraqesin tanimë rrezik për banesat.

Sa i përket Bashkisë së Shkodrës, nuk ka asnjë vatër zjarri aktive.

Në Malin e Gjymit mbetet aktive një vatër, por është e pamundur të ndërhyhet për shkak të lartësisë, e aktualisht vatra po monitorohet nga specialistët.

Sipas informacionit te administruar nga strukturat EC te Bashkive te Qarkut Shkoder, ju informojme se:

Kemi vetem nje vater zjarri aktive ne fshatin Vukpalaj te Bashkise Malesi e Madhe.
Gjate gjithe nates ne kete vater zjarri kane punuar 6 efektiv zjarrfikes dhe 2 automjete zjarrfikese. Aktualisht zjarri nuk paraqet rrezik per banesa.

* Ne bashkine Shkoder, vijon te monitorohet nga ADZM Mali Koloj dhe fshati Baks Rrjoll, nuk kemi vater zjarri aktive.
Kemi aktive nje vater zjarri ne Malin e Gjymit, por eshte e pamundur nderhyrja per shkak te lartesise, aktualisht kjo vater po monitorohet nga specualiste te ADZM.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts