Bota

“Drejtësia goditi pa bërë skonto politike” -Fatmir Xhafaj në Kongresin e PS: Qëndrimi për përgjegjësinë individuale është i duhuri

drejtesia goditi pa bere skonto politike fatmir xhafaj ne kongresin e ps qendrimi per pergjegjesine individuale eshte i duhuri
drejtesia goditi pa bere skonto politike fatmir xhafaj ne kongresin e ps qendrimi per pergjegjesine individuale eshte i duhuri





































Fatmir Xhafaj, i cili foli në Kongresin e PS, pasi bëri një përshkrim të rrugëtimit të reformës në drejtësi, që sic tha ai ka qenë një projekt i PS që kur ishte në opozitë.

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Antikorrupsionin u shpreh se drejtësia ka goditur pa bërë skonto politike, por madje ka goditur edhe mes radhëve të PS.

“Këta jemi ne, PS, që e duan Shqipërinë evropian, e duan Shqipërinë me punë dhe vepra”, tha Fatmir Xhafaj.

“Ne do ta ndryshojmë dhe modernizojmë këtë vend, ku drejtësia është një korsi themelore dhe thelbësore.  E kemi ditur se kjo e jona është një betejë e vërtetë. Edhe goditjet e drejtësisë do të ishin të vërteta pa bërë skonte politike,  as për vetë ne, mbase mbi të  gjithë për vetë ne.

Një dekadë më pas të mos shkosh të dëshmosh kur të thërrasin është bërë thjesht e paimagjinueshme. Ky është vetëm një shembull për të kuptuar fuqinë që kemi ngritur me mundin.  Të gjithëve na takon që ta mbështesim këtë fuqi të ligjit. Qëndrimi i shpallur nga Rama për përgjegjësinë individuale ndaj drejtësisë është qëndrimi i duhur dhe iu përgjegjshëm. Duke e nisur nga vetja ndryshimin e zbatimit të kulturës të ligjit ne  garantojmë progresin që drejtësia duhet të bëjë pa u trazuar nga duart e politikës”, u shpreh ndër të tjera Xhafaj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts