Bota

Kongresi i PS/ “Kundërshtarët tanë politikë kanë mbetur në shekullin e kaluar”- Fatmir Xhafaj: Vitin tjetër do të marrin të njëjtin rezultat!

kongresi i ps kundershtaret tane politike kane mbetur ne shekullin e kaluar fatmir xhafaj vitin tjeter do te marrin te njejtin rezultat
kongresi i ps kundershtaret tane politike kane mbetur ne shekullin e kaluar fatmir xhafaj vitin tjeter do te marrin te njejtin rezultat





































Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Anti-Korrupsionin, Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste në Pallatin e Kongreseve, ndër të tjera komentoi edhe kundërshtarët politikë për të cilët tha se kanë mbetur në shekullin e kaluar.

Xhafaj shtoi se për faktin që ata (opozita) kanë mbetur me të njëjtën mendësi edhe vitin e ardhshëm, ata do të marrin të njëjtin rezultat që kanë marrë deri më tani.

Xhafaj: Me gjithë vitet mbi supe, eksperiencën dhe sprovat e një kohë të gjatë, emocionet e daljes para jush, mbeten po ato të herëve të para.

Pyes veten, se sa më shumë kalon koha, kristalizohet akoma më shumë marrëdhënie me këtë familje politike.

S’ka shpërblim më të madh që në kohën e duhur ke bërë edhe ti gjënë e duhur falë kësaj force politike.

Si të mos jemi krenar për rrugën që i kemi shtruar vendit tonë, duke mishëruare interesin kombëtar, vullnetin shtet-ndërtues dhe reformat, c’ka ka përcaktuar në esencë vetë AND-në e PS. Kjo nuk është një klishe, por një fakt i pakundërshtueshëm.

Kjo familje politike, është ajo që 1998 e bëri vendin me të parë Kushtetutë moderne, pavarësisht një bojkoti fuqimisht absurd nga kundërshtarët tanë politikë, që fatkeqësisht që edhe sot vazhdojnë me të njëjtën avaz, me të njëjtin metër, me po të njëjtën mendësi.

Na vjen vërtet shumë keq që kanë mbetur po ata që ishin në shekullin e kaluar, por nuk them dot që më vjen keq, që po marrin po atë rezultat që do të marrin edhe vitin tjetër.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts