Bota

“Prokurimet publike kanë hyrë në një fazë të re”- Ministrja e Shtetit për Antikorrupsionin: Po këputen fijet e çdo zyrtari të lidhur me korrupsionin

prokurimet publike kane hyre ne nje faze te re ministrja e shtetit per antikorrupsionin po keputen fijet e cdo zyrtari te lidhur me korrupsionin
prokurimet publike kane hyre ne nje faze te re ministrja e shtetit per antikorrupsionin po keputen fijet e cdo zyrtari te lidhur me korrupsionin





































Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin mbajti fjalimin e saj në Kongresin zgjedhor të PS, ku foli për arritjet e qeverisë.

Në fjalën e saj ajo u ndal edhe tek prokurimet publike, ku tha se kanë hyrë në një fazë të re.

Sipas ministres Pirdeni, kanë filluar të këputen fijet e zyrtarëve që janë të lidhur me akte korruptive.

“Ne besojmë se me përfundimin e inovacionit të ri në fushën e prokurimeve publike, prokurimet publike kanë hyrë në një fazë të re.

Ne besojmë fuqimisht se fijet e dukshme dhe ato të padukshme që lidhin cdo zyrtar publik me një akt të presupozuar korruptiv kanë hyrë në një fazë këputje sistemike, qoftë falë punës që po bën SPAK, qoftë edhe masave sistemike në fushën e prokurimeve publike”, tha ndër të tjera ministrja Pirdeni.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts