Bota

“U bëra e famshme nga memet”- Bora Muzhaqi në Kongresin e PS: Më është besuar detyra e kujdestares së platformës “Deputetit që duam”

u bera e famshme nga memet bora muzhaqi ne kongresin e ps me eshte besuar detyra e kujdestares se platformes deputetit qe duam
u bera e famshme nga memet bora muzhaqi ne kongresin e ps me eshte besuar detyra e kujdestares se platformes deputetit qe duam





































Ministrja Bora Muzhaqi do të jetë kujdestarja e platformës “Deputeti që duam”. Në fjalën e saj në Kongresin e PS, ajo u shpreh se kjo platformë do të jetë e hapur nga sot dhe në vazhdim.

E vetëdijshme për gafat që ka bërë, ministrja tha se u bë e famshme nga memet e saj.

“Më pas mu dha një detyrë, e më tej një ndër i madh i përfshirjesh në qeverinë e Edi Ramës. U bëra e njohur fillimisht nga memet e krijuar prej emocioneve kur dilja përballë kamerave dhe kisha përballë sallën e parlamentit. Herët e para, për të qenë e sinqertë më dukeshin si gryka zjarri të një skuadre pushkatimi. Por nuk më mungoi asnjëherë mbështetja e km që më thoshte ti bëj punë, me kamerat do mësohesh natyrshëm. Dhe kështu ndodhi.

Sot më është besuar një detyrë, që e kam shumë për zemër, e kujdestares së platformës së deputetit që duam, ku edhe ne emër të kryetarit të PS, por edhe skuadrës i sigurojmë ata që duan të hedhin hapin për të kërkuar të jenë pjesë e skuadrës PS 2025 do trajtohen sipas meritës. Këtë herë platforma është më e pasur, por me vështrim nga Shqipëria 2030”, tha Bora Muzhaqi.

FJALA E PLOTE

Unë kam dashur të besoj tek Partia Socialiste, qëkur isha në gjimnaz dhe shikoja se si Edi Rama donte një Tiranë, e cila kur ai fliste,

dukej jashtë çdo realiteti dhe përtej kufirit të të mundurës,sidomos po të kishe parasysh lumin dhe llumin, që e kishte marrë me vete këtë qytet, në vitet e kaosit, kioskave, gropave, dhe plehrave.

Edhe në vitin 2013  kur vendosa të lija Londrën ku kreva studimet, ishte ai besim i vënë në provë, hap pas hapi dhe vit pas viti, që më solli këtu, pikërisht sepse Edi Rama me Partinë Socialiste morën mandatin për të rilindur Shqipërinë.   Nuk erdha për t’u marrë me politikë, as për t’u punësuar në shtet, po erdha sepse ndjeva, besova, që po niste një kohë e re dhe minimumi,

qeveria nuk do të ishte më gogoli i atyre që nuk ishin në rreshtin e partisë së saj. Prova më fantastike e këtij besimi edhe qysh në fillim, kur Edi Rama si kryeministër e dëgjoi zërin e mijëra e mijëra të rinjve e qytetarëve të Tiranës, kur ata i thanë JO çmontimit të armëve kimike në Shqipëri.  Çfarë kontrasti me ata që nga dritaret e kryeministrisë së rrethuar me gardh si një burg, hapën zjarr dhe vranë protestuesit paqësorë në bulevard!  Besoja po ashtu se Shqipëria nuk do të mbetej më si një hije e dyshuar dhe e përçmuar në sytë e botës. Dhe ja ku jemi sot, Shqipëria respektohet kudo si e barabartë, në çdo forum ndërkombëtar dhe kryeministri ynë na përfaqëson të gjithëve, me dinjitetin dhe krenarinë e munguar për aq shumë vite. Mendoja se transformimi i ndërprerë me dhunë në Tiranë,kur u grabit mandati i tij i katërt në krye të bashkisë, nga drejtësia e kalbur dhe e kapur për fyti, do të vazhdonte edhe më fort. Jo vetëm për Tiranën, por për gjithë Shqipërinë. Dhe ja ku jemi sot, Tirana është bërë një lokomotivë e pandalshme ndryshimi, që tërheq turistë gjithnjë e më të shumtë, frymëzon arkitektë të famshëm ndërkombëtarë që projektojnë ndërtime të paimagjinueshme deri dje,  nxit emigrantë që blejnë shtëpi dhe sipërmarrje të mëdha e të vogla që hapin dyer të reja.

Kur u ktheva, në vitin 2013, vura dijet e mia në punë në sektorin privat, duke u angazhuar në projekte të ndryshme, ndërkohë që u bëra vetvetiu mbështetëse e flaktë e Partisë Socialiste.

Kur në vitin 2021 dëgjova që ishte hapur një derë edhe për ata si unë, që Edi Ramën dhe Partinë Socialiste e kishin mbështetur ndër vite pa hipur vetë në skenë, pata një ndjesi të dyfishtë tundimi dhe dyshimi. Platforma Deputeti që Duam ishte një risi dhe doja ta provoja veten duke u regjistruar,  por nga ana tjetër kisha frikën e zhgënjimit nga një lojë e mundshme.  Mjedisi ynë sigurisht nuk është më motivuesi i mundshëm për të tilla aventura, sepse këdo pyet në këto raste të shikon sikur je budalla në rastin më të keq, dhe sikur je bërë për keqardhje në rastin më të mirë. “A je në terezi që i beson këta?” “Po kush ta jep hakun këtu!” “Po pse o gocë bëhesh fasadë kot për lojrat e këtyre?”  dhe sigurisht avazi “Këta janë të gjithë njësoj!”, etj. etj.  Megjithatë thashë do ta provoj, qoftë edhe për të provuar se është një lojë dhe kështu nëse kam iluzione të kota,  të paktën s’do jem më aq besimtare naive sa jam.

U regjistrova në platformë dhe ja ku jam sot. U bëra pjesë e skuadrës së PS 2021, mora më pak vota se sa duheshin për t’u bërë deputete, por gjithësesi mësova gjëra të reja  dhe mbi të gjitha e ushqeva besimin tim, duke e provuar konkretisht se të guxosh të hedhësh një hap të tillë nuk është aspak një iluzion i gabuar. Më pas mu dha një detyrë dhe më tej mu bë nderi i madh i përfshirjes në qeverinë e Edi Ramës.

U bëra e njohur si fillim nga memet e krijuara prej emocioneve kur hapja gojën përballë kamerave para syve apo sallës së parlamentit, që herët e para më dukeshin si gryka zjarri të një skuadre pushkatimi.  Po nuk më mungoi asnjëherë mbështetja dhe inkurajimi i kryeministrit, që më thoshte ti vazhdo bëj punën, me kamerat e me publikun do ambientohesh natyrshëm.

Kështu ndodhi dhe i falenderoj me mirënjohje kolegët e sidomos koleget e mia, të cilët më ndihmuan të kuptoj shumë gjëra dhe të mësoj se kjo nuk është thjesht një punë,  po një betejë e përditshme për të bërë punë të mira, duke kapërcyer lloj-lloj pengesash e vështirësish.  Sot, më është besuar edhe detyra që e kam shumë përzemër, e kujdestares së platformës Deputeti që Duam, ku edhe në emër të kryetarit të Partisë Socialiste dhe skuadrës së angazhuar në këtë nisëm,  i sigurojmë të gjithë ata që duan të hedhin hapin për të kërkuar të jenë pjesë e skuadrës së PS 2025, se do të trajtohen me të gjithë respektin e duhur dhe sipas meritës.

Këtë herë platforma është më e pasur dhe besojmë se reflekton mësimet po edhe eksperiencën e fituar nga 2021, me vështrim drejt Shqipërisë 2030.  Aplikimi është i thjeshtë, faqja deputetiqeduam.al do të hapet sot për të gjithë dhe do të mbetet e hapur për përmirësime të mëtejshme, në ndihmë të të interesuarve.

Një formular i thjeshtë, me jetëshkrimin, dy letra reference nga dy mbështetës të kandidatit dhe një video e shkurtër e realizuar nga kandidati për të motivuar regjistrimin e tij në këtë garë të hapur.  Një risi këtë vit është se u jepet mundësia kandidatëve të vënë theksin tek një temë që e kanë për zemër, e cila mund të jetë një çështje që kandidati mendon se Partia Socialiste nuk e ka trajtuar mjaftueshëm  apo nuk e ka trajtuar si duhet.

Po ashtu kandidatëve do t’u jepet kohë dhe mundësi të angazhohen në terren dhe në rrjetet sociale,  për të treguar aftësitë e tyre komunikuese, organizative, bashkëvepruese me ndjekësit që do të bëjnë për vete.  Fuqia e vërtetë e Partisë Socialiste  është aftësia për të reflektuar  dhe ndryshuar vetveten në vijimësi, duke ecur përpara me kohën që ndryshon. Dhe së fundi, për të lejuar mundësinë e aplikimit

për të gjithë ata që janë të angazhuar në organizata ndërkombëtare  apo kanë angazhime të larta në sektorin privat në Shqipëri apo jashtë vendit,  këtë herë aplikimi ka edhe opsionin  konfidencial,  si një kohë për të pjekur mendimin e angazhimit publik duke testuar seriozitetin e kësaj platforme. E di se shumë prej atyre që vërtetë i duhen Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030, e dyshojnë angazhimin partiak, mendojnë se politika është vetëm për politikanët që gabimisht besohet se janë të gjithë njësoj.

Plot prej tyre i friken baltës dhe trillimeve, në media, në parlament,  të sajesave dhe gënjeshtrave që do mund të dëgjojnë për veten,  familjet,  të afërmit e shokët e tyre.  Jam e fundit që mund t’u them atyre që kjo nuk do të ndodhi. Duhet ta dish paraprakisht se sa më shumë të dallohesh aq më shumë ka gjasë që kjo do të ndodhi. Duhet të përgatitesh t’i dëgjosh dhe t’i shohësh të gjitha ato që nuk i imagjinon.  Duhet ta ndash mendjen se do të përballeshme lloj lloj personazhesh që jo vetëm do të të paragjykojnë

por do të të zerojnë në publik punën dhe integritetin. Por duhet ta dish gjithashtu se mund t’ia dalësh dhe se asgjë nuk është më e fortë se sa qëllimet e pastra dhe e vërteta e punëve të mira.

Kjo është edhe fuqia që motivon platformën Deputeti që Duam: Për gjithë ata të rinj që sa herë shohin parlamentin apo debatet politike i bërtasin televizorit,  sepse janë të bindur se ata kanë më shumë për të ofruar,  Për gjithë ato vajza e gra që janë të bindura se mund të japin më shumë në luftën për barazi,

kundër dhunës gjinore,  kundër dhunës në familje, kundër paragjykimeve dhe pengesave që sot e gjithë ditën janë më të shumta për gratë dhe vajzat.  Për të gjithë ato profesionistë që janë të bindur se mund të japin më shumë ekspertizë për ligjshmërinë, ekonominë, financat, bujqësinë, mjekësinë, arsimin, shkencën, teknologjinë  dhe që besojnë se mund të ndikojnë në forcimin e rendit ligjor, në rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhe zhvillimin teknologjik për Shqipërinë 2030.

Për gjithë ata jashtë Shqipërisë që kanë marrë dije dhe kanë dëshirë t’i japin Shqipërisë diçka të re nga eksperienca e tyre.  Për Shqipërinë 2030 nesër na duhet një Parti Socialiste 2030 sot. Ne jemi këtu për këtë,  me Edi Ramën dhe qindra mijëra shqiptarët që e kanë kthyer këtë parti në një lokomotivë fitoresh për Shqipërinë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts