Ka sjellë lojtarë si Vini, Rodrigo, Kamavinga… Gjeniu i Realit, ja kush është “i çmenduri”

ka sjelle lojtare si vini rodrigo kamavinga gjeniu i realit ja kush eshte i cmenduri





































Përballë një tregu të fryrë ekonomikisht nga fu qia monetare e Premier Ligës dhe klubeve shtetërore (Mançester Siti, Paris SG), Realit të Madridit iu desh të ndryshonte politikën e transferimeve dhe të përshtatej me kohët e reja.

vini kamavinga rodrigo

Për këtë qëllim u përforcua seksioni i skautizmit, si një mënyrë për të gjetur talentet e rinj në botën e futbollit para kujtdo tjetër. Klubi i bardhë krijoi një trekëndësh me fuqi të madhe në treg: Florentino Perez, autoriteti më i lartë i klubit dhe fjalën e fundit në vendimmarrjen në lidhje me transferimet, Hoze Angel Sançez, drejtor i përgjithshëm i Realit të Madridit dhe Juni Kalafat, kreu i futbollit ndërkombëtar dhe rekrutimit. Ata janë përgjegjës për të përsosur një skuadër që lufton për të gjithë trofetë e mundshëm çdo vit. I lindur në Madrid në vitin 1972, por i rritur në Brazil, Kalafat ka qenë në Valdebebas për më shumë se një dekadë, së pari për të udhëhequr nënshkrimet me lojtarë nga Amerika e Jugut.

Një familjar, në moshën 51- vjeçare, që njerëzit më të afërt  e përshkruajnë atë si një i çmendur futbolli me njohuri të shumta për ligat kryesore të botës. Së bashku me pajisjet e tyre të fuqishme dhe arkivin e tyre të pafund multimedial, ata arrijnë të përmbushin në mënyrë perfekte funksionin e tyre të zbulimit. Ai është përgjegjës për disa nga blerjet më të mëdha të Realit të Madridit. Epoka e tij filloi me nënshkrimin e Kasemiros në merkaton e dimrit të vitit 2013, me rekomandimin e Ramos Martinez, i cili gjithashtu e vuri atë në gjurmët e Fede Valverde për shkak të njohurive të tij të gjera për futbollin uruguaian. Rasti hodhi themelet për atë që synohej: të rinjtë me projeksion duhej të fitoheshin përpara se çmimi i tyre të shkonte në qiell…

Disa nga lojtarët që zbarkuan në “Bernabeu” nëpërmjet Juni Calafat janë Vinicius, Rodrigo, Kamavinga, Tçuameni, Endrik dhe së fundmi Bellingam. Ai ka rrezikuar në disa nënshkrime (Joviç, Lukas Silva dhe mbi të gjitha Reinier…) por koha i ka dhënë të drejtë, si në rastet e Vinit dhe Rodrigos, të cilët Barça i kishte thuajse në dorë. Por Reali ia mori nga duat, kjo falë edhe gjeniut të tij, Juni Kalafat.

Nënshkrimet e Realit nuk nxiten vetëm nga performanca sportive e lojtarëve. Bastet për të rinjtë me shumë potencial po dëshmojnë se klubi ka të drejtë në politikën e vet të transferimeve. Në vetëm pak vite te Reali i Madridit, lojtarët e lartpërmendur kanë arritur të rrisin vlerën e tyre në treg. Këtë verë ai po menaxhonte nënshkrimin e dështuar të Leni Joros dhe ende po vëzhgon nga afër Antonio Devis (23 vjeç) dhe perlën argjentinase, Franko Mastantuono. (16).

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co