Një shtetas spanjoll është dëmtuar teksa është hedhur për t’u larë në rrjedhën e Vjosës.
Ngjarja ka ndodhur në Përmet, teksa turisti nga Spanja i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij pasi dolën nga hoteli ku po akomodoheshin, shkuan për t’u larë në Vjosë.
Turisti është hedhur nga një lartësi jo e rrezikshme, e për pasoje pa pësuar dëmtime në zonën e pasme të trupit.
Menjëherë është shoqëruar nga autoambulanca për në Spitalin e Gjirokastrës nga ku dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme.
Sipas informacioneve, turisti spanjoll është jashtë rrezikut për jetën.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co