Shqiperia

(E PLOTË) Nga Balla, Spiropali, Mete dhe Peleshi te emërimi i ministrave të rinj, të gjitha ndryshimet që bëri Rama në Kongresin e PS

e plote nga balla spiropali mete dhe peleshi te emerimi i ministrave te rinj te gjitha ndryshimet qe beri rama ne kongresin e ps
e plote nga balla spiropali mete dhe peleshi te emerimi i ministrave te rinj te gjitha ndryshimet qe beri rama ne kongresin e ps

Para anëtarëve të Kongresit socialist, kryeministri Edi Rama njoftoi fillimisht se do të propozonte Elisa Spiropalin për postin e kryetares së Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës. Elisa Spiropali largohet si rrjedhojë nga ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Gjithashtu, kreu i qeverisë njoftoi se Bledi Çuçi do të largohej nga kryetar i grupit parlamentar socialist për postin e numrit dy të Kuvendit, në vend të Ermonela Felajt e cila ka mbajtur këtë detyrë. Pas njoftimit për Elisa Spiropalin dhe Bledi Çuçin, erdhi momenti i ndryshimeve qeveritare. Taulant Balla, Niko Peleshi dhe Ervin Mete i lënë vendin tre emrave të rinj, Ervin Hoxha, Pirro Vengu dhe Petrit Malaj.

Propozimet e Edi Ramës
Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit
Bledi Çuçi, nënkryetar i Kuvendit (Largohet nga nënkryetare e Kuvendit Ermonela Felaj).
Niko Peleshi, kryetar i grupit parlamentar

[embedded content]

Tre ministra i lënë vendin drejtorëve
Taulant Balla u largua nga ministër i Brendshëm dhe në vend të tij u emërua Ervin Hoxha. Ky i fundit ka mbajtur detyrën e drejtorit të IKMT.

Vendin e lënë nga Elisa Spiropali, e cila është projektuar për kryetare të Kuvendit, te Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin shkon Taulant Balla.

Niko Peleshi u propozua nga kryeministri Edi Rama për kryetar të Grupit Parlamentar Socialist, pasi nga ky funksion u largua Bledi Çuçi i cili shkon nënkryetar i Kuvendit. Kësisoj, Peleshi largohet nga ministër i Mbrojtjes ku në vend të tij emërohet drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu.

Ervin Mete është një tjetër emër që largohet nga kabineti qeveritar. Në vend të tij te Ministria e Financave emërohet Petrit Malaj, drejtor i AKBN.

Rama paralajmëroi gjatë fjalimit ndryshimet në qeveri
Lëvizjet në kabinetin qeveritar ishin një moment surprize për ministrat, por edhe të pranishmit në mbledhjen e Kongresit të PS. Gjatë fjalës së tij prej rreth 2 orë, kreu i qeverisë artikuloi në disa momente se qeverisë i duheshin dijet dhe aftësitë e të rinjve. “Mandati ynë i katërt do të jetë mandati i pathyeshmërisë së sigurt. Mandati shumë i ngjeshur për nga sfidat dhe punët, për të mbyllur me sukses procesin e negociatave të anëtarësimit në BE. Kuvendit të ri nuk do t’i mjaftojë përvoja e deputetëve me vjetërsi dhe përgjegjshmëri. Me të rinj dhe me të vjetër s’kam para sysh moshën, por njerëz të rinj, figura të reja publike, me vullnet, pavarësisht gjinisë dhe vendndodhjes dhe mbiemrit dhe pasurisë. Kjo vlen për të rinjtë dhe të rejat, burrat dhe gratë e çdo krahine, në sektorin publik apo privat, me banim në Shqipëri dhe jashtë saj”, u shpreh Rama në mesazhin e tij që paralajmëroi pikërisht atë që do të vinte më pas, ndryshimet e papritura në kabinetin qeveritar.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts