“Ndryshojnë emra dhe fytyra vetëm për makijazh!”- Kongresi i PS, Salianji: Gjetjet e “TIMS” çuan në gijotinë politike Ballën dhe Çuçin!

ndryshojne emra dhe fytyra vetem per makijazh kongresi i ps salianji gjetjet e tims cuan ne gijotine politike ballen dhe cucin





































Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas Kongresit të PS-së dhe ndryshimeve në qeveri, duke u shprehur se nuk ka asnjë ndryshim, por sipas tij “është e njëjta mendësi totalitare”.

ervin salianji

“E njëjta metodologji përçmimi për interesin publik, duke ndryshuar emra dhe fytyra vetëm për makiazh dhe interesa okulte dhe asnjë kriter performance apo llogaridhënie!”, shkrehet ai.

Më tej, i ndalur tek largimi i Taulant Ballës nga Ministria e Brendshme, dhe Bledi Çuçit nga kreu i Grupit të PS, Salianji shprehet se të dy ata përfunduan në gijotinë politike nga gjetjet e Komisionit Hetimor për TIMS.

“Gjetjet e shkeljeve në emërime, manipulimi, ndërhyrja, aksesi i pautorizuar dhe paaftësia e ministrave për ti fshehur këto abuzime i çoi të dy në gijotinë politike!”, shkuan Salianji.

Reagimi i Ervin Salianjit

Asnjë ndryshim në qeveri! E njëjta mendësi totalitare, i njejti miksim i përzierjes së punëve të shtetit me partinë, duke çimentuar partinë-shtet! E njëjta metodologji përçmimi për interesin publik, duke ndryshuar emra dhe fytyra vetëm për makiazh dhe interesa okulte dhe asnjë kriter performance apo llogaridhënie!

I njëjti interes bën që gjetjet e Komisionit Hetimor për TIMS të zbresin shkarkojnë politikisht dy ish ministrat Balla dhe Çuçi, jo se u shkatërrua “TIMS” por  menaxhimi i keq i vjedhjes dhe manipulimit të sistemit TIMS duket që nuk u kapërdi. Gjetjet e shkeljeve në emërime, manipulimi, ndërhyrja, aksesi i pautorizuar dhe paaftësia e ministrave për ti fshehur këto abuzime i çoi të dy në gijotinë politike!

Të gjitha ndryshimet që prezantoi Rama

Elisa Spiropali – lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës

Taulant Balla – Largohet nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali

Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla. Hoxha aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete. Malaj aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së

Pirro Vëngu –Emërohet  Ministër I Mbrojtjes  – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi! Vëngu aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit

Bledi Çuçi –  Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS –  Emërohet Nënkrytetar i parlamentit, post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.

Niko Peleshi – Ikën nga posti i Ministrit të Mbrojtjes – Emërohet kreu i grupit PS

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →