Bota

“Ndryshimet janë ekskluzivitet i kryeministrit”- Kongresi i PS, Blendi Klosi: E rëndësishme është fitorja e mandatit të katërt! Ja kur mblidhet grupi parlamentar

ndryshimet jane ekskluzivitet i kryeministrit kongresi i ps blendi klosi e rendesishme eshte fitorja e mandatit te katert ja kur mblidhet grupi parlamentar





































Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, në një deklaratë për mediat ditën e sotme pas Kongresit të PS, u shpreh se ndryshimet në qeveri dhe parti janë ekskluzivitet i kryeministrit Edi Rama.

bledi klosi ps kongresi i ps

“Për sa i përket ndryshimeve në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, pozicionohen në pjesë të ndryshme, kemi një trajner ne që na ka nxjerrë fitues”, tha Klosi.

Ndër të tjera, Klosi u shpreh se ditën e nesërme, më datë 29 korrik do të mblidhet grupi parlamentar i PS, ku do diskutohen edhe ndryshimet.

Më tej ai u shpreh se ndryshimet janë një proces në shërbim të fitores së zgjedhjeve të ardhshme.

Klosi: Ne ndryshimin e kemi në bazën e funksionimin, jemi forcë e madhe. Kemi mbi 100 mije anëtarë. Jam i nderuar që përfaqësoj Vlorën, për pak vite kam qenë në disa qarqe. Me këtë masë anëtarësh të gjithë janë të mirëpritur. Është një proces në shërbim të fitores së zgjedhjeve të ardhshme. E rëndësishme është fitorja e mandatit të katërt, një fitore spektakolare.

Ne jemi 12 drejtues qarqesh. Të 12 ishin të involvuar në këtë proces të sotëm. Të gjithë drejtuesit politik ndoqën procesin e rienergjizimit. Rezultati i procesit ishte dhe falë liderishipit të drejtuesve politik. Bëni pyetje pa kuptim. Jemi pjesë e grupeve të shkëlqyera të punës.

Për sa i përket ndryshimeve në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, pozicionohen në pjesë të ndryshme, kemi një trajner ne që na ka nxjerrë fitues. Sa i përket grupit parlamentar, nesër në 8 të mëngjesit kemi një mbledhje të grupit ku do diskutohen edhe ndryshimet.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts