Shqiperia

Festa e bjeshkëve në Bushtricë mbledh bashkë banorët e zonës së Kukësit

festa e bjeshkeve ne bushtrice mbledh bashke banoret e zones se kukesit
festa e bjeshkeve ne bushtrice mbledh bashke banoret e zones se kukesit

Në Bushtricë të Kukësit u zhvillua për herë të katërt festa e bjeshkëve, një ngjarje që tërheq jo vetëm vëmendjen e turistëve por edhe promovon bukuritë e jashtëzakonshme natyrore të zonës.

Ky event madhështor i cili tashmë është një traditë  dashur ofron një mundësi unike për të eksploruar peizazhet magjepsëse të bjeshkëve dhe për të përjetuar mikpritjen e ngrohtë të banorëve vendas.

[embedded content]

Festa e Bjeshkëve në Bushtricë u organizua nga sipërmarrësit e zonës.

Pjesëmarrësit në këtë festë patën mundësi të zbulojnë thesaret natyrore të Bushtricës. Ky even6t nxjerr gjithashtu në pah kulinarinë tradicionale të zonës me shije autentike që pasqyrojnë kulturën dhe historinë e saj të pasur. Banorët vendas me bujarinë dhe entuziazmin e tyre presin turistët me krah hapur duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse.

Ky event i veçantë shënoi një moment historik për Bushtricën duke sjellë bashkë artistë të shquar që me talentin e tyre arritën të krijojnë një spektakël të vërtetë muzikor duke përfshirë Gold AG, Fatmira Breçani, Nexhip Hide, Osman Hasa e rapsodët e Kukësit që u bashkuan në këtë festë të jashtëzakonshme duke nderuar kështu familjen e madhe kuksiane e duke krijuar një atmosferë të paharrueshme për gjithë të pranishmit.

Shpresa për një zhvillim të mëtejshëm të turizmit malor në zonë është e madhe dhe festa e bjeshkëve luan një rol kyç në këtë drejtim. Ky event jo vetëm rrit ndërgjegjësimin për bukuritë natyrore të Bushtricës, por edhe rrit ekonominë lokale dhe krijon mundësi të reja për banorët e zonës.

Çdo vit festa e bjeshkëve rritet në përmasë dhe ndikim duke u bërë një pikë referimi për turizmin malor në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts