Bota

VIDEO/ I mituri nuk i puthi dorën, Erdogan godet me shuplakë një djalë të vogël. Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

video i mituri nuk i puthi doren erdogan godet me shuplake nje djale te vogel pamjet bejne xhiron e rrjetit





































Një video e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, është bërë virale në rrjetet sociale, pasi ai godet me shuplakë një djali të vogël, i cili nuk i puthi dorën.

erdogan1

Incidenti, sipas mediave të huaja ndodhi gjatë një ceremonie hapjeje për shtëpitë e rindërtuara si pjesë e transformimit urban në provincën veriore të Rizes, ku Erdogan u dorëzoi pronarëve çelësat e banesave.

Dy fëmijë të një familjeje dolën në skenë para prindërve të tyre, dhe teksa Erdogan u zgjati dorën fëmijëve për t’i puthur dorën, djali i vogël ndaloi për disa sekonda dhe nuk ia puthi dorën, e më pas presidenti e goditi me shuplakë.

Siç shihet edhe në video, i mituri më pas i puthi dorën, ndërsa presidenti i Turqisë i ka dhënë para djalit tjetër të familjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts