Bota

Me akuzave për mashtrim, Presidenti i Venezuelës, Maduro fiton mandatin e tretë

me akuzave per mashtrim presidenti i venezueles maduro fiton mandatin e trete
me akuzave per mashtrim presidenti i venezueles maduro fiton mandatin e trete

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro fitoi rizgjedhjen për një mandat të tretë 6-vjeçar me 51.2 për qind të votave. Këtë e bëri të ditur Këshilli Zgjedhor pas një fushate të njollosur me akuza për frikësim nga opozita dhe frikë për mashtrim.

Elvis Amoroso, president i organit elektoral CNE, besnik ndaj qeverisë, u tha gazetarëve se 44.2 për qind e votave shkuan për kandidatin e opozitës, Edmundo Gonzalez Urrutia, i cili kryeson në sondazhe. Pjesëmarrja në votime ishte 59%. CNE denoncoi gjithashtu “një sulm ndaj sistemit që shkaktoi vonesa”.

Pas fitores, Maduro u shpreh se; “Ata nuk ia dolën me sanksione, me agresion, me kërcënime. Nuk ia dolën tani dhe nuk do t’ia dalin kurrë me dinjitetin e popullit të Venezuelës. Fashizmi në Venezuelë, në tokën e Bolivarit dhe Chavezit, nuk do të kalojë.”. Presidenti Nicolas Maduro, i cili po feston me mijëra mbështetës që janë mbledhur para Pallatit Miraflores kujtoi Chavez. “Chavez jeton. Chavez, ky triumf është i yti”, tha ai.

Sakaq, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bëri thirrje për një numërim “të drejtë dhe transparent” të votave, duke shprehur “dyshime serioze” se rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë përfaqësojnë vullnetin e popullit. Maduro, në fjalimin e tij të parë pas fitores, ka trajtuar edhe këtë temë: “Ne pësuam një sulm masiv hakerimi në qendër të Këshillit Zgjedhor. Ne e dimë se kush e bëri atë.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts