Ministria e Shëndetësisë së Hamasit bën bilancin, 100 të vdekur në Rafah, ushtria izraelite shpëton dy pengje

ministria e shendetesise se hamasit ben bilancin 100 te vdekur ne rafah ushtria izraelite shpeton dy pengje
ministria e shendetesise se hamasit ben bilancin 100 te vdekur ne rafah ushtria izraelite shpeton dy pengje

Operacioni izraelit mbrëmë në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, shkaktoi “rreth 100 të vdekur”. Ky fakt tronditës u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit.

Ndërkohë, Izraeli nuk ka reaguar për këtë akuzë. Sakaq, operacioni për lirimin e dy pengjeve izraelitë filloi rreth orës 02:00 të natës së kaluar, kur “forcat izraelite bastisën një ndërtesë në zemër të Rafahut ku të dy mbaheshin nga Hamasi”.

Kështu ka thënë zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari, sipas të cilit aksioni “ishte përgatitur prej disa kohësh”. “Që nga momenti kur hapën zjarr – shtoi ai – ushtarët i mbrojtën dy pengjet me trupat e tyre gjatë betejës me terroristët që shpërtheu me shkëmbime të ashpra zjarri në shumë vende dhe me shumë terroristë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co