Bota

Ndahet nga jeta “babai” i Tiramisusë

ndahet nga jeta babai i tiramisuse
ndahet nga jeta babai i tiramisuse

I konsideruar si shpikësi i ëmbëlsirës së famshme, Tiramisu, pastiçieri italian Roberto Linguanotto, ka ndërruar jetë.

Linguanotto u bë i famshëm në vitet 1970 për ëmbëlsirat e tij në punishten në Treviso. Në fillim të viteve ’70, Roberto Linguanotto punonte në një restorant në qendër të Trevisos, ku ëmbëlsira u krijua si një variant i zabagliones klasike për burrat që frekuentonin një shtëpi publike aty pranë. Emri i parë i ëmbëlsirës ishte Tiramesù dhe më vonë u bë Tiramisu.

Linguanotto ka marrë gjithmonë meritat që e ka bërë këtë ëmbëlsirë bashkëkohore dhe popullore, deri në pikën që Tiramisuja është një nga ëmbëlsirat italiane më të njohura në të gjithë botën.

Për ndarjen nga jeta të “babait” të tiramisusë ka shprehur ngushëllimet edhe presidenti i Venetos, Luca Zaia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts