Bota

Frikë në 9 mijë metra lartësi, avioni me 161 pasagjerë bën ulje të detyruar, u godit nga një zog

frike ne 9 mije metra lartesi avioni me 161 pasagjere ben ulje te detyruar u godit nga nje zog
frike ne 9 mije metra lartesi avioni me 161 pasagjere ben ulje te detyruar u godit nga nje zog

Një avion pasagjerësh i kompanisë “easyJet” bëri ulje emergjente teksa ishte në 9 mijë metra lartësi pasi u godit nga një zog pak pas ngritjes nga pista.

Avioni me 161 pasagjerë në bord ishte nisur nga aeroporti i Faros në Portugali dhe kishte si destinacion Londrën, por u detyrua të ulej në pistën nga ku u ngrit në fluturim. Avioni ka qëndruar për gati 44 minuta në ajër dhe kishte kapur lartësinë 9 mijë metra.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga kompania, ku një zëdhënës i së cilës është shprehur se pilotët po hasnin vështirësi në arritjen e lartësisë së nevojshme dhe vendosën ta rikthenin avionin në pistë. Asnjë prej pasagjerëve nuk pësoi lëndime.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts