Sport

Mensah mesazh lamtumire: Kam qenë i lumtur, më bëtë të ndjehem si në shtëpi

mensah mesazh lamtumire kam qene i lumtur me bete te ndjehem si ne shtepi
mensah mesazh lamtumire kam qene i lumtur me bete te ndjehem si ne shtepi

Alfred Mensah do të vazhdojë karrierën tek kampionët e Kosovës, Ballkani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi ganez ka falenderuar drejtorët, trajnerët, shokët e skuadrës si dhe tifozët e Partizanit.

“Drejtuar klubit të dashur të futbollit, Partizanit. Në këtë ditë dua të falenderoj bordin drejtues, trajnerët dhe shokët e mi të mrekullueshëm të skuadrës dhe sigurisht edhe tifozët. Faleminderit për eksperiencën duke u ndjerë pjesë e një familje kaq të madhe, kam qenë shumë i lumtur këtu, më bëtë të ndjehem si në shtëpi. Ka qenë kënaqësi dhe nder të luaja për këtë klub dhe të fitoja SuperKupën e Shqipërisë si dhe të luaja në Europë. Bëra zgjedhjen e duhur, po marr me vete kujtime të bukura dhe paharrueshme”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts