Sport

Partizani përgatit sfidën e kthimit ndaj Iberia-s, mes mungesave dhe dyshimeve në formacion

partizani pergatit sfiden e kthimit ndaj iberia s mes mungesave dhe dyshimeve ne formacion
partizani pergatit sfiden e kthimit ndaj iberia s mes mungesave dhe dyshimeve ne formacion

Partizani u mposht 2-0 nga Iberia 1999 në transfertë. Një humbje që dhemb për kryeqytetasit, të cilët duken me një këmbë jashtë Conference League. Sikur të mos mjaftonte vetëm humbja, të kuqtë për sfidën e kthimit janë plot “halle”. Kartoni i kuq i marrë nga Arinaldo Rrapaj lë “gropë” mesfushës. Kjo për shkak se në këtë repart, Shehi do të vuajë mungesat edhe të Muratajt dhe Prekës, të cilët ende nuk janë rikuperuar.

Ndërkohë për sfidën e kthimit, ish-timonieri i Tiranës duhet të “arnojë” mesfushës, teksa alternativa janë Taipi dhe Ismaili. Kujtojmë se dueli i kthimit do të luhet më 1 gusht në “Elbasan Arena” në orën 20:00, ku Partizani do të kërkojë përmbysjen për të kaluar në turin tjetër të Conference League.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts