Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Bujar Ajetin

kerkoi zbutje te mases se sigurise gjkko le ne burg bujar ajetin
kerkoi zbutje te mases se sigurise gjkko le ne burg bujar ajetin

GJKKO lë në burg Bujar Ajetin. Mësohet se Gjermizi, që tashmë ka mbiemrin Ajeti, akuzohet për krijim kushtesh për vrasje.

NJOFTIMI
1. Kërkuesi Bujar Ajeti (Gjermizi), më datë 09.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Verifikimin e nevojave të sigurimit nëpërmjet marrjes së informacionit për hetimet e kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përsa i përket procedimit penal në ngarkim të shtetasit Bujar Ajeti (Gjermizi); 2. Zëvendësimin e masës së sigurimit të “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale në masën e sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni
237 i K.Pr.Penal.”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në nenin 246/6 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 432, datë 29.07.2024, vendosi:

1. Verifikimin e nevojave të sigurimit dhe vazhdimi i zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj shtetasit Bujar Ajeti me anë të vendimit Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar.

2. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit. Tiranë, më datë 29.07.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co