Bota Sport

Partizani beson te përmbysja e madhe në Europë, priten mungesa dhe ndryshime në 11-she

partizani beson te permbysja e madhe ne europe priten mungesa dhe ndryshime ne 11 she





































Partizani beson te përmbysja e madhe. Humbja me shifrat 2-0 në Gjeorgji është jo e favorshme, por mbetet tërësisht e arritshme.

partizani

Pas humbjes në skuadrën e kuqe ka qenë një situatë jo e mirë, por të gjithë kanë qenë të të njëjtit mendim se përmbysja mund të ndodhë, madje në njëfarë mënyre edhe janë “betuar” se do ta dërgojnë Iberian me duar në xhepa në shtëpi.

Asgjë nuk ka mbaruar, për më shumë që në kthim të kuqtë e dinë shumë mirë çfarë i pret, dinë sekretet e kundërshtarit, po ashtu edhe pikat e forta. Iberia ishte një kundërshtar i një niveli mesatar, çka i krijon të kuqve bindjen se gjithçka është e mundur.

Pas ndeshjes në rrjetet sociale ka reaguar edhe një nga afrimet e merkatos, Vangjel Zguro, i cili është i bindur se në Elbasan mund të finalizohet një përmbysje e madhe.

“Asgjë nuk ka mbaruar. Shkojmë të enjten për të bërë kthesën e ndeshjes së parë. Me besim dhe me pak fat do t’ia dalim”, shkruan 31- vjeçari. Kjo atmosferë mbizotëron në kampin e kuq, me skuadrën, që ka nisur zyrtarisht edhe përgatitjet për sfidën e së enjtes.

MUNGESAT – Kujtojmë që për këtë ndeshje trajneri Shehi nuk do të ketë të gatshëm Prekën dhe Rrapajn, shto këtu edhe Muratajn, i cili nuk është më pjesë e Partizanit. Sa i përket mbrojtësit shkodran, mësohet se ka pësuar një dëmtim muskulor. Për të mund të thuhet se e ka mbyllur me ndeshjet e Europës dhe po përpiqet të kthehet për nisjen e Superiores më 18 gusht.

FORMACIONI – Trajneri Shehi ende nuk e ka skicuar 11- shen që do të startojë të enjten në orën 20:00 në Elbasan, por shanset janë që ai të ndërtojë një formacion me më shumë lojtarë me tipare sulmuese, pasi vetë qëllimi i ndeshjes është për të hyrë në sulm që nga minuta e parë.

Me shumë mundësi do të ketë një mbrojtje me katër, ku emrat nuk pritet të ndryshojnë. Zguro duket më i avantazhuar se Buxhelaj në krah, për shkak të avantazhit fizik në përballjet me gjeorgjianët.

Në mesfushë opsionet nuk janë të shumta pas ikjes së Muratajt dhe skualifikimit të Rrapajt, por nga minuta e parë priten Mehmeti, Maget dhe Taipi. Sulmi pritet me tre, me Rifën, Carën dhe një mes Kekos dhe Bintsukës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts