Turqi, mijëra protestues kundër projektligjit që mund të çojë në vrasjen masive të qenve endacakë

turqi mijera protestues kunder projektligjit qe mund te coje ne vrasjen masive te qenve endacake
turqi mijera protestues kunder projektligjit qe mund te coje ne vrasjen masive te qenve endacake

Mijëra njerëz në Stamboll kanë protestuar kundër një ligji të mundshëm për të cilin kanë frikë se mund të çojë në vrasjen masive të qenve, sipas “Sky News”.

Projektligji, i cili synon të sistemojë qentë endacakë në vend, ka shkaktuar protesta pothuajse çdo ditë prej disa javësh.

Gjithashtu, figura të njohura në Britaninë e Madhe kanë reaguar kundër asaj që ata e quajtën një “travesti absolute kur bëhet fjalë për mirëqenien e kafshëve”.

Rreth katër milionë qen endacakë bredhin nëpër rrugët e Turqisë. Edhe pse shumë prej tyre janë të padëmshëm, shumë njerëz, duke përfshirë fëmijë, janë sulmuar në Stamboll dhe qytete të tjera.

Projektligji, i cili pritet të votohet në ditët në vijim, synon t’i bëjë rrugët më të sigurta pasi bashkitë do të mbledhin qentë endacakë dhe t’i strehojnë në strehimore ku do të sterilizohen.

Qentë që vuajnë nga sëmundje – paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve ose janë agresivë, do të eutanizohen.

Aktivistët e të drejtave të kafshëve janë të shqetësuar se disa komuna mund të vrasin qentë me pretekstin se janë të sëmurë, në vend që të ndajnë burime për t’i strehuar ata, ose t’i dërgojnë në strehimore të neglizhuara dhe të mbipopulluara.

Qeveria ka hedhur poshtë pretendimet se projektligji mund të çojë në një vrasje të gjerë të qenve në vend – ndërsa ministri i Drejtësisë tha se kushdo që vret endacakë “pa arsye” do të ndëshkohej.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →