Shqiperia

Vatër zjarri e madhe në masivin pyjor të Zavalinës në Elbasan, flakët pushtojnë zonën

vater zjarri e madhe ne masivin pyjor te zavalines ne elbasan flaket pushtojne zonen
vater zjarri e madhe ne masivin pyjor te zavalines ne elbasan flaket pushtojne zonen

Një vatër zjarri e përmasave të mëdha ka përfshirë një pjesë të masivit pyjor të Zavalinës në Njësinë Administrative Gjinar të Bashkisë së Elbasanit

Burime zyrtare konfirmuan se vënia e flakëve nën kontroll për momentin është mjaft e vështirë. Kjo për faktin se zona e ” pushtuar” nga flakët ndodhet në një terren të vështirë malor

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit si edhe forcat e ushtrisë dhe të emergjencave civile.

Ky është zjarri më i madh që ka përfshirë gjatë kësaj vere pyjet e Qarkut të Elbasanit, ndërkohë që po punohet me forca të shumta për izolimin e tij .

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts