FC Barcelona ka filluar të pranojë realitetin ekonomik me të cilin përballet dhe ardhja e Nico Williams apo Dani Olmo do të jetë efektive nëse shet asete.
Në këtë kohë, opsioni më i mundshëm për t’u larguar është Raphinha. Reprezentuesi brazilian që luan si sulmues anesor, por mund të mbesë jashtë formacionit të Hansi Flick, nëse një mes Williams apo Olmo zbarkojnë në Katalonjë, kështu që largimi i tij nuk mund të përjashtohet.
Dëshira e anësorit ishte të vazhdonte te Barça, dhe është i kënaqur me idenë e bordit, i cili kërkon që ai të pranojë ofertën nga Arabia Saudite.
E vërteta është se Al Hilal dëshiron ta bashkojë atë me Neymar.
65 milionë euro është oferta reale që Barcelona ka në tavolinë për Raphinha-n, më e ulët se 80 milionë euro e planifikuar, por që padyshim do të shërbente për nënshkrimin e Olmos apo Williams-it më të ri. Topi është në fushën e brazilianit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co