PSG është shumë pranë blerjes së lojtarit të Benficës, Joao Neves. Siç bëhet me dije nga mediat e huaja, operacioni pritet të kryhet për një shifër që është më pak se 100 milionë euro. Më saktë, kostoja totale e Parisit për lojtarin në fjalë, do të jetë 70 milionë euro, nga të cilat, 60 milionë euro, do të shkojnë menjëherë në arkat e Benficës, kurse 10 milionë të tjera, do të shpërndahen në formën e bonuseve.
Mundësitë janë gjithashtu që në këtë marrëveshje, të përfshihet edhe Renato Sanches, i cili do të rikthehet edhe një herë tjetër në ish-klubin e tij, atje ku hodhi hapat e parë drejt futbollit profesionist, që i hapi atij derën për të ngjitur nivele më të larta të karrierës, por që nuk rezultuan aq të suksesshme. Palët janë në diskutime për një çështje të tillë, por informacionet që vijnë nga mediat e huaja, e quajnë thuajse të kryer transferimin e Joao Neves në Parc des Princes.
Mesfushori me tipare mbrojtëse pëlqehet shumë nga trajneri i ekipit parizien, Luis Enrique, i cili dëshiron ta ketë me patjetër 19 vjeçarin pjesë të organikës së tij. Neves ka një kontratë me Benficën deri në 2028-tën, ndërsa klauzloa e largimit është 100 milionë euro. Kur Parisi nisi të interesohej për djaloshin portugez, Benfica ngulmoi të paguhej pikërisht klauzola në fjalë, duke bërë një tjetër shitje të bujshme, pas Enzo Fernandez, Darëin Nunez, apo edhe Gonçalo Ramos.
Megjithatë, drejtuesit e 38 herë kampionëve të Portugalisë kanë pranuar të ulin çmimin e djaloshit të akademisë dhe të gjejnë një pikë komunikimi me palën e interesuar, sepse Parisi nuk kishte ndërmend të shpenzonte 100 milionë
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co