Shqiperia

I përjashtuar dy herë nga Policia e Shtetit, Gjykata e Beratit verifikon masën e sigurisë për ish-efektivin

i perjashtuar dy here nga policia e shtetit gjykata e beratit verifikon masen e sigurise per ish efektivin
i perjashtuar dy here nga policia e shtetit gjykata e beratit verifikon masen e sigurise per ish efektivin

I përjashtuar dy herë nga Policia e Shtetit, ish efektivi i Policisë, Ledio Ferzaj u përball me Gjykatën e Beratit për verifikimin e masës së sigurimit, të caktuar ndaj tij.

Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, ka zhvilluar sot seancën e verifikimit të caktimit të masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, ndaj të pandehurit Ledio Ferzaj, ish oficer policie, i cili akuzohet se ka falsifikuar dokumenta që lidhen me vërtetimin e besueshmërisë që lëshohet nga autoriteti kompetent, lidhur me kërkesat për pajisje me armë gjahu.

Masa ndaj tij është zhvilluar rreth orës 15:40 minuta dhe ka vijuar për rreth 1-orë, raporton për Balkanweb gazetarja Eneida Petova.

Me gjithë pretendimet e avokatit të Ferzaj, gjyqtarja Ardjola Çela ka vlerësuar të vendosë për ish/policin Ferzaj vazhdimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Efektivi i Policisë Ledio Ferzaj u përjashtua nga policia në 9 Maj 2023, pas transmetimit në media të një video, ku shihej sesi Ledio Ferzaj i merrte një qytetari lekë, me pretendimin që t’ja mbyllte si çështje. Duke qënë se qytetari kishte edhe precedentë të mëparshëm, zyrtari Ferzaj e shantazhonte se do e fuste në burg dhe më pas i mori një shumë parash.

Po kështu, në 2 Maj 2014, Ledio Ferzaj u përjashtua nga radhët e policisë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, për “shpërdorim detyre”.

Ai akuzohej se kishte zhdukur pistoletën e një personi të ndaluar për armëmbajtje pa leje,nga provat që ndodheshin brenda Komisariatit Nr.2 në Tiranë,ku efektivi punonte.

Disa javë para përjashtimit të tij, Policia e Tiranës, në sajë të një operacioni, kishte vënë në pranga një qytetar për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Të afërmit e të arrestuarit dyshohet se kanë lidhur kontaktet me Ferzajn, për zhdukjen e armës, një akt i tillë që do ta nxirrte të pafajshëm të arrestuarin pasi mungesa e provës materiale do ta vinte organin e akuzës me shpatulla pas murit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ai ka kryer edhe shkelje të tjera, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në Komisariatin Nr.2, ku dyshohet se ndërhyrë për lirimin e një vrasësi serial, Dritan Demiraj, i arrestuar në Itali për vrasje në seri. 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts