Bota

Giorgia Meloni nga Pekini: Kina, rol thelbësor për stabilitetin dhe paqen

giorgia meloni nga pekini kina rol thelbesor per stabilitetin dhe paqen





































Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndodhet që prej ditës së djeshme në Pekin  në kuadër të vizitës së saj të parë në Kinë, me qëllim kryesor forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe diskutimin e luftës në Ukrainë.

meloni

Presidenti kinez Xi Jinping e uroi mirëseardhjen në Diaowutai, rezidenca shtetërore e qeverisë kineze, nga ku Meloni bëri deklarata se si “një bashkëbisedues i rëndësishëm është Pekini në zgjidhjen e problemeve globale”.

“Ka pasiguri në rritje në nivel ndërkombëtar dhe mendoj se Kina është në mënyrë të pashmangshme një bashkëbisedues shumë i rëndësishëm për t’iu qasur gjithë këtyre dinamikave”, tha Meloni në fillim të takimit.

Italia dhe Kina duhet “të mendojnë së bashku si të garantojnë sigurinë dhe paqen”, vazhdoi Giorgia Meloni duke iu drejtuar presidentit kinez.

Nga ana e tij, Xi Jinping nënvizoi marrëdhëniet e kahershme miqësore mes dy vendeve.

“Të dy palët qëndrojnë për tolerancën, besimin dhe respektin reciprok dhe secila zgjedh rrugën e vet të zhvillimit”, tha udhëheqësi kinez.

Dje, Meloni dhe homologu i saj kinez Li Chiang nënshkruan një plan veprimi Itali-Kinë.

Meloni theksoi se sa e rëndësishme është “të sigurohemi që marrëdhëniet tregtare të jenë të balancuara dhe reciprokisht të dobishme” për të dy vendet.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts