Shqiperia

Protesta në aksin Thumanë-Kashar, Meta mbështet banorët: Rruga e florinjtë po zhvat dhe falimenton bizneset e ndershme

protesta ne aksin thumane kashar meta mbeshtet banoret rruga e florinjte po zhvat dhe falimenton bizneset e ndershme
protesta ne aksin thumane kashar meta mbeshtet banoret rruga e florinjte po zhvat dhe falimenton bizneset e ndershme

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen e tij për kërkesate banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës që po protestojnë sot në aksin Thumanë-Kashar.

Meta ndërsa i konsideroi të drejta kërkesat, tha se kjo rrugë e florinjtë nga një mundësi zhvillimi po shndërrohet në një instrument zhvatjeje dhe falimentimi për bizneset e ndershme në zonë.

“Dhuna shproporcionale e banditëve të Policisë së Shtetit dhe më rëndë akoma përdorimi i lëndëve kimike janë dëshmi së e vetmja rrugë që po ndjek Narkoqeveria nuk është dëgjimi i halleve të qytetarëve dhe as zgjidhja e problemeve të tyre por shurdhëria dhe imponimi me dhunë i vendimeve arbitrare në kurriz të tyre.

Dënoj me forcë keqpërdorimin kriminal të strukturave të Policisë së Shtetit, si një mjet represioni ndaj qytetarëve, që për fat të keq po kthehet në normë në regjimin autoritar të Edi Ramës, pasi të njëjtat pamje dhune ne i shohim tani në mbarë vendin, kudo ku qytetarët ngrihen në protesta demokratike për të drejtat e tyre, siç e pamë në rastin e protestës së fermerëve duarartë të Maliqit e Korçës”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts