Pasi mbylli aventurën e tij me Tiranën në Superiore, sulmuesi brazilian, Patrik Robson, vendosi që ta vazhdonte karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke firmosur me skuadrën Hata SC.
âMirĂ« se vini nĂ« ekipin tonĂ«, sulmuesi jonĂ« mĂ« i ri, Patrik Robson! Jemi tĂ« entuziazmuar qĂ« i jeni bashkuar ekipit tonĂ«â, shkruan klubi arab nĂ« prezantimin e ish-it tĂ« TiranĂ«s.
Patrik ishte pjesë e Tiranës që prej verës së vitit 2022, ku në 51 ndeshje me fanellën bardheblu, shënoi 15 gola, teksa asistoi edhe 7 herë.
Vlen të theksohet fakti se gjatë karrierës së tij sulmuesi 26-vjeçar ka qenë pjesë e futbollit, austriak, azerbajxhanas dhe atij brazilian.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co