Analisti i Artan Hoxha ka komentuar Kongresin e PS dhe ndryshimet në qeveri.
I ftuar në emisionin “Open”, Hoxha tha se jemi në kushtet kur çdo sukses i pretenduar është arritur në sajë të Edi Ramës.
Ai shtoi, se Rama e tha qartë në fjalën e tij se nuk ka pasonjës, sikurdër ishte pretenduar.
“Përsa kohë ai do të jetë atje nuk do të ketë pasonjës. Ndryshimet në Qeveri janë alla Edi Rama, nuk e dinë as ata që shkarkohen, dhe as ata që emërohen.
U pretendua nga disa kolegë analistë që ja ku e keni qeverinë teknike që kërkon Partia Demokratike.
Por ata që u emëruan janë ndoshta më politikë se sa ata që janë në politikë. Karriera e tyre politike është më e vonshme, na krijohet përshtypja që iku Taulant Balla dhe na erdhi Ervin Hoxha. Në fakt asgjë nuk ka ndryshuar në Qeveri”, tha Hoxha.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co