Shqiperia

PODCAST LUARASI/ “Njësia e brendshme e sigurimit të cilësisë siguron standardet e larta të universitetit”, Alia: Si duhet të bëhet rankimi i institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri

podcast luarasi njesia e brendshme e sigurimit te cilesise siguron standardet e larta te universitetit alia si duhet te behet rankimi i institucioneve te arsimit te larte ne shqip
podcast luarasi njesia e brendshme e sigurimit te cilesise siguron standardet e larta te universitetit alia si duhet te behet rankimi i institucioneve te arsimit te larte ne shqip

Në episodin e tretë të podcastit EduVision nga Universiteti Luarasi, i ftuar ishte Agim Alia, ekspert i arsimit të lartë dhe njëherazi drejtues i njësisë së brendshme të sigurimit të cilësisë dhe i zyrës së çështjeve ligjore në ‘Luarasi’.

[embedded content]

Alia ka shpjeguar se si funksionon njësia e brendshme e sigurimit të cilësisë në Universitetin Luarasi, e cila sipas tij është institucioni më i rëndësishëm për sigurimin e brendshëm të cilësisë.

Ai tregoi se detyra kryesore që duhet të kryejë kjo njësi lidhet me sigurimin e brendshëm të cilësisë është bashkëpunimi me njësitë përbërëse të universitetit, për të ofruar standarde të larta të cilësisë në universitet.

Alia shtoi se ajo që synohet në “Luarasi” përmes kësaj njësie është rritja e kapaciteteve që të kryejë funksionin e kontrollit të brendshëm të cilësisë.

“Nga 1 shtatori unë jam pjesë e Universitetit Luarasi dhe ndihem shumë i nderuar që jam pjesë e tij dhe në fakt tani kam kaluar në një stad tjetër, ku gjithë përvoja ime përgjatë viteve, duke punuar në institucione të rëndësishme që lidhen me arsimin e lartë, në një lloj mënyre mundem të jap kontributin tim në këtë universitet. Në fakt unë dua ta theksoj se ndjej dhe një detyrim ndaj vendit tim, që atë investim që ka bërë gjithë këto vite ta kthej në mënyra të ndryshme.

Njësia e brendshme e sigurimit të cilësisë nga pikëpamja e funksionimit të ligjit për arsimin e lartë është institucioni më i rëndësishëm për sigurimin e brendshëm të cilësisë. Detyra kryesore që duhet të kryejë kjo njësi lidhet me sigurimin e brendshëm të cilësisë është bashkëpunimi me njësitë përbërëse të universitetit, për të ofruar standarde të larta të cilësisë në universitet. Një element tjetër që buron nga ligji është plotësimi i pyetësorit studentor që është një instrument që siguron të dhëna universitetit mbi perceptimin e studentëve për pedagogun dhe lëndët. Elementi i tretë është hartimi i raportit vjetor të vetëvlerësimit dhe bashkëpunimi me zyrën e kurrikulave për të bërë rishikimin e tyre dhe për të qenë në koherencë të zhvillimeve të ekonomisë.

Elementi i parë që dua të ndaj për këtë njësi është krijimi i kulturës së cilësisë, është mjaft e rëndësishme zhvillimi i një elementi të tillë për vetë faktin që sado dokumente të krijosh, nëse nuk ngjit te gjithë organet, qoftë kolegjiale, individuale është e pamundur ta implementosh diçka të tillë. Ajo që synohet është rritja e kapaciteteve të kësaj njësie që të kryejë funksionin e kontrollit të brendshëm të cilësisë. Ka dy dokumente referuese, European Standard Guidelines që orientojnë të gjitha institucionet e arsimit të lartë për vlerësimin e cilësisë dhe kodi i vlerësimit të cilësisë së arsimit të lartë. Në Universitetin Luarasi kemi përfaqësim të 4 fakulteteve me studentë nga këto fakultete që bëhen pjesë në vendimmarrjen e universitetit ashtu si edhe stakeholders”, tregoi ai.

Alia foli po ashtu për mundësinë e krijimit të një renditje të institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri, si një instrument transparence për studentët që duan të vijojnë studimet e larta.

Sipas tij ka ardhur momenti për një renditje, ndërsa shpjegoi se në rastin e Shqipërisë do të ishte më e përshtatshme një renditje sipas fushave dhe programeve të studimit që mbulohen nga secili universitet.

“Në botë ka rankime kombëtare dhe globale. Kombëtaret janë më të hershme dhe shërbejnë si instrument transparence për studentët. Ka ardhur momenti për një rankim dhe duhet të nisë puna për të diskutuar si mund të bëhet një rankim i tillë. Qasja e parë bëhet në varësi të renditjen e institucioneve më bazë të peshave që u jepen secilit dhe qasja e dytë është sipas fushave dhe programeve të studimit që mbulohen.

Në rastin e Shqipërisë jam për qasjen e dytë, ku rankimi bëhet sipas fushave të studimit, jo vetëm renditje të institucioneve. Mund të ketë institucione që kanë tregues të lartë në një fushë studimi, por janë më ndryshe në programe të tjera. Unë besoj se duhet një gjë e tillë. Qëllimi i rankimit është sigurimi i transparencës për studentët dhe prindërit që duan të zgjedhin institucionet për vijimin e arsimit të lartë”, tha Alia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts