Koordinatori i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar kongresin e Paertisë Socialiste që u mbajt të dielën (28 korrik).
Lapaj në studion e emisionit ‘Open’ tha se ky Kongres nuk përfaqësonte socialistët, por rilindasit.
“Nuk janë indeksuar pensionet, as pagesat e invaliditetit dhe këta janë socialistë dhe jo rilindas. Në këto 12 vite nuk janë rritur pensionet. Ishte një kongres vezullues, por edhe ky do të ikë me turp, sikundër kanë ikur autokratët”, tha ai.
Sa u takon ndryshimeve në qeveri, Lapaj tha se është vetëm fasadë dhe se asgjë nuk ndryshon, pasi sipas tij njerëzit e emëruar nuk pyeten.
“Merreni Adriatik Lapaj vëreni ministër të Edi Ramës, revolucioni më i madh që do të bëjë në 24 orë është ose do të largohet ose do të dorëhiqet.
Këtu kemi njerëz që emërohen edhe nuk pyetën, është një mendësi totalitariste, i çohet mesazh publikut që unë jam këtu dhe bëhet se çfarë them unë. Ndërrimi i emrave është një fasadë dhe nuk ndryshon asgjë.
Edi Rama ka bërë vetëm fasada, kjo është e vërteta e madhe, qeveris me fasada”, tha Lapaj.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co