Të lidhura me mashtrim dhe shantazh, Meta mbyll 63 mijë llogari në Instagram

te lidhura me mashtrim dhe shantazh meta mbyll 63 mije llogari ne instagram




































Lëvizja e Metës është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të luftuar mashtrimin e zhvatjes seksuale në platformën Instagram muajt e fundit.

SDSDD

Në fillim të këtij viti, kompania shtoi një veçori sigurie në mesazhet në Instagram për të zbuluar automatikisht lakuriqësinë dhe për të paralajmëruar përdoruesit për mashtrimet e mundshme të shantazhit. Kompania gjithashtu ka ofruar burime brenda aplikacionit dhe këshilla sigurie për të ndihmuar përdoruesit në rastet e mashtrimeve të lartpërmendura.

Meta tha se në mesin e 63 mijë llogarive të çaktivizuara në Instagram ishin 2500 që ishin të lidhura me një grup prej rreth 20 personash që bashkëpunuan dhe kryen mashtrime. Mijëra grupe në Facebook u hoqën gjithashtu, të cilët jepnin këshilla të ndryshme, si dhe skripta dhe foto të rreme për mashtruesit e mundshëm. Këto llogari ishin të lidhura me grupin Yahoo Boys, “kriminelë kibernetikë të organizuar lirshëm që veprojnë kryesisht nga Nigeria, të cilët janë të specializuar në lloje të ndryshme mashtrimesh”.

Meta është nën vëzhgim të veçantë sepse nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur adoleshentët nga abuzimi seksual në aplikacionet e saj. Gjatë një seance dëgjimore në Senat në fillim të këtij viti, senatori Lindsey Graham pyeti CEO Mark Zuckerberg nëse prindërit e një fëmije që kreu vetëvrasje pasi u mashtrua duhet të jenë në gjendje të padisin kompaninë.

Edhe pse kompania pretendon se shumica e mashtrimeve të zbuluara kohët e fundit kishin në shënjestër të rriturit, mes viktimave ishin edhe të mitur.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →