Shqiperia

A do t’i dekretojë sot presidenti tre ministrat e rinj? Kuvendi mblidhet pasdite në seancë të posaçme

a do ti dekretoje sot presidenti tre ministrat e rinj kuvendi mblidhet pasdite ne seance te posacme
a do ti dekretoje sot presidenti tre ministrat e rinj kuvendi mblidhet pasdite ne seance te posacme

Pas ndryshimeve në qeveri, mblidhet sot Kuvendi në një seancë të posaçme për miratimin e kabinetit të ri qeveritar. Teksa sot pritet që presidenti të dekretojë këto ndryshime, pasditen e sotme, në orën 18:00 do të mblidhet Kuvendi, edhe pse e enjtja dhe e premtja e kaluar ishte seanca e fundit për këtë sesion. Deputetët do të votojnë këto ndryshime në qeveri, që u njoftuan nga kryeministri Edi Rama gjatë Kongresit Zgjedhor të PS-së ditën e diel.

MBLEDHJA E RAMES DJE ME GRUPIN PARLAMENTAR
Kryeministri Edi Rama mblodhi paraditen e kësaj të hëne grupin parlamentar socialist, një ditë pas ndryshimeve në qeveri. Gjatë punimeve të Kongresit zgjedhor socialist, Rama njoftoi tre lëvizje në kabinetin qeveritar. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla largohet nga kjo detyrë dhe emërohet ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Balla i la vendin kreut të IKMT, Ervin Hoxha. Niko Peleshi është një tjetër ministër që largohet nga qeveria për një tjetër detyrë, atë të kryetarit të grupit parlamentar socialist. Ndërsa jo pak surprizues ishte shkarkimi i ministrit të Financave, Ervin Mete dhe emërimi në vend të tij i drejtorit të AKBN, Petrit Malaj.

Gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar, mësohet nga burime se kryeministri Rama e ka vënë theksin pikërisht te punimet e djeshme të Kongresit dhe vendimet e marra aty. Rama ka prezantuar tre ministrat e rinj Pirro Vengu, Petrit Malaj dhe Ervin Hoxha. Gjithashtu, mësohet se kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij para deputetëve ka shprehur vlerësime për punën e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe atij të Mbrojtjes, Niko Peleshi. Balla u largua nga Ministria e Brendshme 1 vit pas emërimit në këtë detyrë. Në analizën vjetore të dikasterit që ai drejton, Balla u shpreh se viti 2024 është vit historik sa i takon rendit dhe sigurisë, pasi numri i vrasjeve në vend është tre herë më pak se vitet e kaluara. Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist nuk ka qenë i pranishëm Ervin Mete, ministri i Financave në largim.

Ndërkohë, socialistët kanë nisur mbledhjen e firmave për propozimin e Elisa Spiropalit për kryetare të Kuvendit. Mësohet se 30 deputetë kanë dhënë firmat për Spiropalin. Elisa Spiropali ka pasur një karrierë politike në ngritje në këto 12 vitet e fundit që kur nisi angazhimin e saj me organizatën “Mjaft”, më pas Drejtore Doganash në qeverinë “Rama 1” , drejtuese e qarkut të Shkodrës dhe ministre e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndryshimet në qeveri
Taulant Balla i lë vendin Ervin Hoxhës, drejtor i IKMT, te Ministria e Brendshme dhe shkon te Ministria e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin. Vetëm disa çaste më parë, kreu i qeverisë kishte njoftuar se Elisa Spiropali do të propozohej për kryetare të Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës. Ndryshimet prekin edhe strukturën e grupit parlamentar socialist, pasi Bledi Çuçi do të votohet për nënkryetar të Kuvendit, duke pasuar në këtë detyrë Ermonela Felajn. Niko Peleshi u largua nga ministër i Mbrojtjes për të zëvendësuar Bledi Çuçin në krye të grupit parlamentar të PS.

Kryetare e Kuvendi- Elisa Spiropali, Zëvendëson Lindita Nikollën
Nënkryetar i parlamentit- Bledi Çuçi, Zëvendëson Ermonela Felaj
Kryetar i grupit të PS- Niko Peleshi, Zëvendëson Bledi Çuçin
Ministër Shteti për Parlamentin- Taulant Balla, Zëvendëson Elisa Spiropalin
Ministër i Brendshëm- Ervin Hoxha, Zëvendëson Taulant Ballën
Ministër i Financave, Petrit Malaj, Zëvendëson Ervin Meten
Ministër i Mbrojtjes- Pirro Vengu, Zëvendëson Niko Peleshin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts