Shqiperia

Tronditet Velipoja, hidhet lëndë plasëse në tarracën e një lokali

tronditet velipoja hidhet lende plasese ne tarracen e nje lokali
tronditet velipoja hidhet lende plasese ne tarracen e nje lokali

Velipoja është tronditur nga një shpërthim gjatë natës. Burime zyrtare bëjnë me dije se është hedhur lëndë plasëse në tarracën e një lokali. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”. Mësohet se në tarracën e lokalit të shtetasit A. D., 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”, Velipojë, në tarracën e lokalit të shtetasit A. D., 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts