Grupi i deputetëve të opozitës Berisha-Bardhi bllokuan sallën, Komisioni i Reformës Zgjedhore nis mbledhjen online

grupi i deputeteve te opozites berisha bardhi bllokuan sallen komisioni i reformes zgjedhore nis mbledhjen online

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka nisur mbledhjen online për të diskutuar mbi procesin.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë Klodilda Bushka, Erilda Bano, Etilda Gjonaj, Kreshnik Çollaku, Indrit Sefa, Ermonela Felaj dhe Enkelejd Alibeaj.

Kujtojmë se mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore u bllokua edhe të premten e kaluar nga deputetët e Rithemelimit. Grupi Bardhi-Berisha kërkon ndryshimin e përbërjes së komisionit, ku në vend të Alibeajt kërkojnë të vendosin bashkëkryetar Oerd Bylykbashin e Rithemelimit. PD u shtriu dje dorën e bashkëpunimit që të ulen në diskutime dhe të dalin me një draft, ndërsa grupi Bardhi-Berisha i dërgoi dje letër Kuvendit ku kërkon sërish ndryshimin e përbërjes së Komisionit.

Lajmi në përditësim…

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →