Në seancën e radhës ndaj Dritan Dajtit të kryesuar nga Magjistratja Suela Lika mungoi përfaqësuesi i IEDVP Peqin dhe u paraqit 18 minuta me vonesë të arsyeshme, Glenda Zeneli, përfaqësuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Gjykatësja vendosi vijimin e seancës pavarësisht mungesës së përfaqësuesit të IEDVP Peqin për shqyrtimin e provave të reja të paraqitura nga kërkuesi Dritan Dajtit, i cili ishte i pranishëm në seancë si zakonisht nëpërmjet vidiokonferencës.
Dajti nga ana e tij që në fillim të seancës ka kërkuar revokimin e një vendimi të ndërmjetëm të dhënë kohë më parë. Ky proces sipas Dajtit përveç regjistrimit Audio duhet të shoqërohet edhe me regjistrimin video të këtij procesi. Kjo kërkesë e Dritan Dajtit sipas Gjykatëses për momentin është e pamundur të realizohet teknikisht sepse nuk ka infrastrukturë për regjistrim audio dhe video.
[embedded content]
Aktualisht në Gjykatë është i mundur vetëm regjistrim audio i seancave Gjyqësore. Është një draft i KLGJ që në një të ardhme do mund të realizohen teknikisht regjistrime audio dhe video. Dajti pretendon se dinamika e vuajtjes së dënimit prej tij e paraqitur në Gjykatë nga IEDP Peqin nuk është llogaritur saktë.
Ndërkohë që seanca pas 37 minutash u ndërpre për mungesë të sinjalit të internetit në IEDP Peqin. Vijimi i seancës ishte i pamundur për një kohë të shkurtër nëpërmjet vidiokonferencës me Dritan Dajtin.
Avokati Alban Qafa ndërkaq ka akuzuar për mungesë korrektësie të komunikimit shkresor IEDP Peqin me kërkuesin, mbrojtjen dhe Gjykatën.
“Më jepni vendimin e dënimit me burg përjetë i cili më është vendosur në dispozicion dhe që është firmosur prej meje ju drejtua Gjykatëses”, tha në një moment kërkuesi Dritan Dajti, kërkesë që u vlerësua abuzive.
Sipas përfaqësueses së Prokurorisë, kërkuesi Dritan Dajti ka të drejtën e ankimimit për të gjitha çështjet që gjykon se i janë mohuar të drejtat.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co