Lushnjë/Vijon megaoperacioni i koduar “Tempulli”. Goditet një tjetër rast i shitjes së drogave të forta, në doza.
Vihet në pranga një 44-vjeçar që u kap në flagrancë duke shitur doza të lëndëve narkotike, të cilat i përgatiste në banesë.
Sekuestrohen doza heroine dhe kokaine.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Për këtë rast, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi:
-A. A., 44 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, i ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste në lagje të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co