Marina ruse nis stërvitje masive detare

marina ruse nis stervitje masive detare
marina ruse nis stervitje masive detare

Marina ruse ka filluar stërvitjet e planifikuara që përfshijnë pjesën më të madhe të flotës së saj në oqeanet Arktik dhe Paqësor, si dhe në detin Baltik dhe atë Kaspik, bëri të ditur të martën Ministria ruse e Mbrojtjes.

Rusia vlerësohet nga shumica e analistëve ushtarakë se ka marinën e tretë më të fuqishme në botë pas atyre të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Rusia, po ashtu, ka një flotë të konsiderueshme të nëndetëseve bërthamore me raketa balistike, raportoi Reuters.

Sipas ministrisë, stërvitjet ruse, të cilat përfshijnë 20 mijë anëtarë të personelit dhe 300 anije, do të testojnë gatishmërinë dhe aftësitë e marinës në të gjitha nivelet.

Do tĂ« zhvillohen mbi 300 ushtrime luftarake, pĂ«rfshirĂ« praktikimin e pĂ«rdorimit tĂ« raketave kundĂ«rajrore, artilerisĂ«, armĂ«ve anti-nĂ«ndetĂ«se dhe “ndĂ«rhyrje pasive”.

“QĂ«llimi kryesor i stĂ«rvitjeve Ă«shtĂ« tĂ« kontrollohen veprimet e autoriteteve ushtarake tĂ« marinĂ«s nĂ« tĂ« gjitha nivelet, si dhe gatishmĂ«rinĂ« e ekuipazheve tĂ« anijeve, njĂ«sive tĂ« aviacionit detar dhe trupave bregdetare tĂ« marinĂ«s ruse pĂ«r kryerjen e detyrave”, ka deklaruar ministria.

Rreth 300 anije dhe varka sipërfaqësore, nëndetëse dhe anije mbështetëse, rreth 50 avionë dhe më shumë se 200 njësi të pajisjeve ushtarake dhe speciale do të përfshihen në këto stërvitje.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →