Bota

SHBA ofron 500 milionë dollarë financime për Filipinet mes tensioneve në Detin e Kinës Jugore

shba ofron 500 milione dollare financime per filipinet mes tensioneve ne detin e kines jugore
shba ofron 500 milione dollare financime per filipinet mes tensioneve ne detin e kines jugore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan sot një financim ushtarak prej 500 milionë dollarësh shtesë për Filipinet – për të mbështetur përpjekjet për të rritur mbrojtjen e vendit mes tensioneve në rritje në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin njoftuan fondet shtesë pas takimit me homologët e tyre filipinas, i mbajtur për herë të parë në Manila.

Dy zyrtarët amerikanë i bënë gjithashtu një telefonatë mirësjelljeje presidentit Ferdinand Marcos Jr – më herët gjatë ditës.

“Do të ofrojmë 500 milionë dollarë shtesë – si pjesë e financimin tonë ushtarak në Filipine për të rritur bashkëpunimin e sigurisë me aleatin tonë më të vjetër të traktatit në këtë rajon”, tha Blinken në një konferencë për shtyp.

“Kjo ndihmë është projektuar për të mbështetur modernizimin e forcave filipinase, rojes bregdetare – ndërsa ato fokusohen në mbrojtjen e jashtme”, shtoi ai.

Austin vuri në dukje se “ky nivel financimi është i paprecedentë”.

“Ky është një mesazh i qartë mbështetjeje për Filipinet nga administrata Biden-Harris, Kongresi amerikan dhe populli amerikan”, tha Austin.

Blinken tha se të dy vendet dhe vendet e tjera në rajon ndajnë shqetësimin për “veprimet përshkallëzuese të Kinës në Detin e Kinës Jugore, Detin e Kinës Lindore dhe gjetkë”.

Kina ka bllokuar në mënyrë agresive misionet e rifurnizimit të Filipineve në bregun – i cili shtrihet 195 kilometra në perëndim të provincës Filipine të Palawan – dhe është brenda zonës ekskluzive ekonomike të Filipineve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts