Sport

Më shumë shanse për Alen Sherrin, Milani është pranë transferimit të titullarit të Cagliari

me shume shanse per alen sherrin milani eshte prane transferimit te titullarit te cagliari
me shume shanse per alen sherrin milani eshte prane transferimit te titullarit te cagliari

Alen Sherri duket se ka zgjedhur momentin e duhur për të bërë lëvizjen e madhe të karrierës së tij, teksa u transferua pak ditë më parë te Kaljari. Portieri i cili u shpall kampion me Egnatian, duket se mund të ketë shanse reale për të luftuar për një vend në formacionin titullar të skuadrës së Sardenjës.

Kjo, për arsyen se portieri titullar i Kaljarit, Simone Skufet, ka përfunduar në radarët e Milanit. Kuqezinjtë duan një portier të besueshëm si alternativë për Majk Menja, pasi Marko Sportielo u dëmtua në miqësore dhe do të qëndrojë jashtë për të paktën dy muaj. Ata kanë hedhur sytë nga Skufet dhe sipas mediave italiane, marrëveshja është shumë pranë finalizimit.

Kjo krijon mundësi më të mëdha për Sherrin që të luftojë për një vend në rreshtimin titullar të Kaljarit, ose të paktën të ketë mundësinë që të gjejë minuta me ekipin ku kishte shkuar për të bërë zëvendësin e Skufet. Klubi raportohet se po mendon të afrojë Marko Silvestrin nga Udineze, por ky i fundit nuk do të jetë i paprekshëm në katërkëndorin e Kaljarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts