Tesla tërheq mbi 1.8 milionë automjete nga tregu në SHBA

tesla terheq mbi 1 8 milione automjete nga tregu ne shba
tesla terheq mbi 1 8 milione automjete nga tregu ne shba

Kompania amerikane e automjeteve elektrike, Tesla, po tërheq mbi 1.8 milionë automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të rrezikut të dështimit të softuerit ka thënë të martën rregullatori kombëtar i sigurisë së automjeteve, raportoi Reuters.

Kapaku i përparmë i automjetit mund të hapet dhe ta pengojë pamjen e shoferit, duke e rritur rrezikun për përplasje, ka bërë të ditur Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.

Tesla ka filluar të nxjerrë një përditësim të softuerit për ta rregulluar problemin.

Tërheqja prek disa automjete Model 3, Model S, Model X dhe 2020-2024 Model Y 2021-2024, ka njoftuar rregullatori.

Tesla ka bërë të ditur se automjetet kanë qenë të pajisura me kapëse të kapakut të prodhuar në Kinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →