Sport

Egnatia & Partizani luajnë të enjten duelet vendimtare të vlefshme për kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League, situata

egnatia partizani luajne te enjten duelet vendimtare te vlefshme per kualifikimin ne raundin e trete te uefa conference league situata
egnatia partizani luajne te enjten duelet vendimtare te vlefshme per kualifikimin ne raundin e trete te uefa conference league situata

Egnatia dhe Partizani do të luajnë të enjten e 1 gushtit duelet vendimtare të vlefshme për kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League.

Pas suksesit në ndeshjen e parë në transfertë ndaj Vikingur Reykjavik me rezultatin 1-0, kampionët e Shqipërisë do të kërkojnë një tjetër rezultat historik për të siguruar kualifikimin në raundin e tretë. Ndeshja Egnatia – Vikingur Reykjavik do të luhet në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”, në ora 20:00.

Në anën tjetër, nënkampionët e Shqipërisë u mposhtën në transfertë nga Iberia 1999 me rezultatin 2-0 dhe do të tentojnë përmbysjen për t’u kualifikuar në raundin tjetër. Takimi Partizani – Iberia 1999 do të luhet në Elbasan, në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 20:00.

Egnatia nëse do të arrijë të kualifikohet ndaj Vikingur Reykjavik, në raundin e tretë të UEFA Conference League do të përballet me fituesin e duelit Virtus A.C. 1964 (San Marino) – FC Flora Tallinn (Estoni). Ndërsa Partizani në rast kualifikimi do të ketë përballë në turin e tretë fituesin e sfidës Istanbul Başakşehir (Turqi) – La Fiorita 1967 (San Marino).

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts