‘’Ishin duke pirë…’’/ Dy shokët përleshen për vdekje, shkak u bë debati ‘veza apo pula’

ishin duke pire dy shoket perleshen per vdekje shkak u be debati veza apo pula
ishin duke pire dy shoket perleshen per vdekje shkak u be debati veza apo pula

Dy burrat po pinin së bashku kur nisën të debatonin pyetjen klasike se cila ka dalë në fillim, pula apo veza.

Mediat në Indonezi thonin se rrjedhimisht një nga burrat kishte qëlluar për vdekje me thikë të njohurin e tij, kur debati mes dy burrave nën efektin e alkoolit kishte dalë jashtë kontrolli.

I dyshuari i identifikuar si DR, kishte qëlluar me thikë për vdekje Kadir Markus, 47 vjeç nga Muna në provincën juglindore të Sulaëesi, në ngjarjen e rëndë të 24 korrikut, tha përfaqësuesi i policisë La Ode Arsangka.

DR kishte ftuar Markus për një gotë, pasi kishin kryer një marrëveshje tregtare së bashku, dhe nisën të luanin me gjëegjëza me njëri-tjetrin, shkruanin mediat vendase.

Kur nisi përkeqësimi i argumentit Markus ishte ngritur të largohej, por DK kishte marrë një thikë dhe e kishte ndjekur me biçikletë, para se ta sulmonte disa herë, sipas policisë. I dyshuari është arrestuar, tha kreu i policisë së Tongkuno, Iptu Abdul Hasan.

“Ai është akuzuar për vrasje dhe nëse shpallet fajtor mund të dënohet deri me 18 vjet burg,” tha Hasan, sipas The Indepentent.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co