“Historike dhe të paprecedenta”, Le Monde: Protestat kundër të djathtës ekstreme në Gjermani mund të çojnë në…

historike dhe te paprecedenta le monde protestat kunder te djathtes ekstreme ne gjermani mund te cojne ne
historike dhe te paprecedenta le monde protestat kunder te djathtes ekstreme ne gjermani mund te cojne ne

Le Monde i quan protestat e së djathtës ekstreme në Gjermani, historike dhe të paprecedentë.

Që nga mesi i janarit, mbi 2 milionë persona kanë marrë pjesë në rreth 500 mitingje në të gjithë vendin, duke thyer kështu rekordin e vitit 1992 kur thuajse 1.5 milionë njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër dhunës raciste në rritje ndaj emigrantëve, veçanërisht në Rostock, në ish-Gjermaninë Lindore.

Demonstratat nisën pasi një hetim i faqes investigative Correctiv, i publikuar më 10 janar, zbuloi një takim sekret në të cilin themeluesi i lëvizjes identitare austriake përshkroi një plan “emigrimi”, që synonte deportimin në Afrikën e Veriut të miliona emigrantëve.

Habia e shkaktuar nga këto zbulime, megjithatë, nuk shpjegon gjithçka. Mobilizimi ishte gjithashtu kaq i shpejtë dhe spektakolar, sepse hodhi rrënjë në “tokë pjellore”.

Shumë grupime janë krijuar në Gjermani, për të luftuar kundër ngritjes së së djathtës ekstreme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →